Aksident trafiku në Drenas, raportohet për tre të lënduar
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur rreth një orë e gjysmë më parë në fshatin Zabel i ulët i Drenasit. Në aksident kanë qenë të përfshira tre automjete, siç konfirmon për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. “Sot rreth orës…
Lajme
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur rreth një orë e gjysmë më parë në fshatin Zabel i ulët i Drenasit.
Në aksident kanë qenë të përfshira tre automjete, siç konfirmon për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor“, shprehet Ahmeti./Lajmi.net