Aksident trafiku në Dollc të Klinës, vdes një person dhe lëndohen katër të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Policia ka njoftuar se rreth orës 04:55, kanë pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës. Nё…

Lajme

18/05/2026 08:34

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë.

Policia ka njoftuar se rreth orës 04:55, kanë pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës.

Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr (4) tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jashtë rrezikut pёr jetё”.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion./Lajmi.net/