Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia njofton për një person të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Suharekë-Duhël (km 39). “Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, konfirmoi për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Krasniqi tha se deri më tani nuk…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Suharekë-Duhël (km 39).
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, konfirmoi për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se deri më tani nuk kanë ndonjë informatë shtesë rreth rastit.
Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin.
Policia Apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në këto kushte atmosferike me të reshura./Lajmi.net