Aksident trafiku në mes disa automjeteve në rrugën Mitrovicë-Leposaviq- lëndohen 5 persona, në mesin e tyre edhe policë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Leposaviq. Si shkak i këtij aksidenti të lënduar pesë persona. Në aksident të përfshirë ishin dy automjete, një automjet civil me targa vendore dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: Me datë 24.12.2025, rreth orës 09:23, Policia e…

Lajme

24/12/2025 11:37

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Leposaviq.

Si shkak i këtij aksidenti të lënduar pesë persona.

Në aksident të përfshirë ishin dy automjete, një automjet civil me targa vendore dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Me datë 24.12.2025, rreth orës 09:23, Policia e Kosovës është informuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Leposaviq, përkatësisht në fshatin Rudar.

Fillimisht, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug, për arsye se thirrja telefonike kishte kaluar në drejtorinë e tyre. Të njëjtit i janë përgjigjur thirrjes, ku në atë lokacion kanë dalë gjithashtu njësitë e zjarrfikësve si dhe stafi mjekësor emergjent nga qyteti i Mitrovicës së Jugut.

Më pas, për shkak se kjo zonë i përket zonës së përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Mitrovicë Veri, stafi mjekësor dhe zjarrfikësit nga zona e përgjegjësisë së Mitrovicës së Veriut.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një automjet civil me targa vendore dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë (5) persona, tre (3) nga automjeti civil dhe dy (2) zyrtarë policorë, të cilët janë duke pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve dhe të respektojnë rregullat e trafikut./Lajmi.net/