Aksident trafiku me të lënduar në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë

Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Lajmi.net, ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira…

Lajme

28/06/2024 19:11

Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Lajmi.net, ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.​”- ka thënë Borovci. /Lajmi.net/