Aksident trafiku me fatalitet në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë

Një aksident trafiku u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person. “Raportohet se në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti mashkull shtetas i huaj dhe viktimës mashkull kosovar (këmbësor). Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar…

Lajme

04/11/2025 09:10

Një aksident trafiku u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.

Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

“Raportohet se në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti mashkull shtetas i huaj dhe viktimës mashkull kosovar (këmbësor). Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raporti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/