Aksident trafiku me fatalitet në Gjakovë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Gjakovë. Policia ka raportuar se aksidenti ka ndodhur në mes një motoçikletë dhe një veture civile me vozitës meshkuj. Përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar vozitësi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë ku nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Gjakovë.
Policia ka raportuar se aksidenti ka ndodhur në mes një motoçikletë dhe një veture civile me vozitës meshkuj.
Përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar vozitësi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë ku nga plagët e marra ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i veturës është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/