Aksident trafiku mes makinës dhe kamionit- bllokohet gjithë qarkullimi në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë

Një aksident trafiku në mes një makine dhe një kamioni ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë. Si shkak i këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, por trafiku ka pësuar një bllokadë të tërësishme në këtë anë të rrugës. Kësisoj pjesëmarrësit…

Lajme

16/06/2025 13:50

Një aksident trafiku në mes një makine dhe një kamioni ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.

Si shkak i këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, por trafiku ka pësuar një bllokadë të tërësishme në këtë anë të rrugës.

Kësisoj pjesëmarrësit në trafik kanë mbetur në pritje, derisa të mund të pakësohen kolonat e të vazhdohet tutje./Lajmi.net/