Aksident tjetër në Prishtinë, vetura godet dy femra derisa kalonin rrugë në zebra

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës. Një veturë në lëvizje ka goditur dy femra të cilat po kalonin rrugën në zebrat që gjenden përballë stacionit policor “Qendra” në kryeqytet. Të lënduarat në këtë rast kanë mbetur të shtira në rrugë derisa iu është dhënë ndihma e parë.…

Lajme

11/10/2024 14:59

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.

Një veturë në lëvizje ka goditur dy femra të cilat po kalonin rrugën në zebrat që gjenden përballë stacionit policor “Qendra” në kryeqytet.

Të lënduarat në këtë rast kanë mbetur të shtira në rrugë derisa iu është dhënë ndihma e parë.

Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarat janë marrë nga Emergjenca./Ljami.net/