Aksident tek kazerma “Adem Jashari”, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot, rreth orës 06:20, pranë kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Për pasojë, dy persona janë lënduar. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lajm e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës. “Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti…

Lajme
Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot, rreth orës 06:20, pranë kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Për pasojë, dy persona janë lënduar. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lajm e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.