Aksident te rruga “B” në Prishtinë, përfshihen tri vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë te rruga “B” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura. Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e njërit prej shoferëve, që ka rezultuar me përplasje të njëpasnjëshme të automjeteve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato emergjente. Si pasojë e përplasjes, disa persona…

Lajme

09/05/2025 21:12

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë te rruga “B” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e njërit prej shoferëve, që ka rezultuar me përplasje të njëpasnjëshme të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato emergjente. Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.