Aksident në Stallovë të Prishtinës, 5 të lënduar

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në fshatin Stallovë të Prishtinës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se në këtë aksident janë të përfshirë dy vetura “Sot rreth orës…

Lajme

11/10/2024 13:13

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në fshatin Stallovë të Prishtinës.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në këtë aksident janë të përfshirë dy vetura

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Stallovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë ajo.

Tutje Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Lajmi.net/