Aksident në Skenderaj, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, dhe janë lënduar dy persona, shkruan lajmi.net. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar  rreth  orës 13:30…

Lajme

03/03/2025 14:59

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, dhe janë lënduar dy persona, shkruan lajmi.net.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar  rreth  orës 13:30 në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj. Ne aksident janë përfshirë  tri vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/