Aksident në rrugën UÇK në Prishtinë: Përfshihet një motoçikletë dhe një këmbësor
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën UÇK në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor. Lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili…
Lajme
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën UÇK në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor.
Sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor.
Lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka konfirmuar ngjarjen dhe ka bërë të ditur se me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.
Pllana gjithashtu shtoi se hetimet për shkakun e aksidentit dhe gjendjen e të përfshirëve janë në vazhdim.