Aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, policia njofton për tre persona të lënduar
Tri automjete janë përfshirë në një aksident trafiku rreth orës 18:00 ditën e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë. Si pasojë e aksidentit zingjiror tre persona kanë kërkuar tretman mjekësorë, pohon për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. “Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësorë dhe janë dërguar në…
Lajme
Tri automjete janë përfshirë në një aksident trafiku rreth orës 18:00 ditën e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit zingjiror tre persona kanë kërkuar tretman mjekësorë, pohon për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësorë dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informative lëndimet janë të lehta”, tha ai.
Njësitet policore janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit./Lajmi.net/