Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar
Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Lajme
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Lajmi është konfirmuar edhe nga polica e Kosovës. për rajonin e Mitrovicës.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 12:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugorë në fshatin Stanovcë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Avni Zahiti zëdhënës i PK-së.