Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti tha se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:30 në rrugën…

Lajme
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Broboniq. Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/