Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një person
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riut është regjistruar në orët e mbrëmjes së të premtes në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë të Mirditës. Siç raporton A2CNN, në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autoveturë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi i Shqipërisë E. B.,…
Lajme
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riut është regjistruar në orët e mbrëmjes së të premtes në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë të Mirditës.
Siç raporton A2CNN, në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autoveturë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi i Shqipërisë E. B., rreth 24 vjeç.
Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.