Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën një 47 vjeçar
Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në pjesën e Shqipërisë, ku për pasojë ka humbur jetën një 47 vjeçar.

Lajme
Një person i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:15 në afërsi të Urës së Milotit.
Policia bën me dije se një automjet ka përplasur për vdekje 47-vjeçarin Vasil Ndoj banues në Rubik, teksa ky i fundit po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Të njëjtat burime sqarojnë se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, Fran Koka, është shoqëruar në polici. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, raporton Ballkanweb, transmeton lajmi.net.