Aksident në rrugën Drenas–Skenderaj, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Drenas–Skenderaj. Këtë për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 15:30, në rrugën Drenas–Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Si pasojë e…

Lajme

27/09/2025 17:38

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Drenas–Skenderaj.

Këtë për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në rrugën Drenas–Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor,” ka deklaruar Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./lajmi.net/