Aksident në rrugën drejt Manastirit të Deçanit, lëndohen dy persona
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në Deçan, në rrugën që çon drejt Manastirit të Deçanit. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë dy…
Lajme
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në Deçan, në rrugën që çon drejt Manastirit të Deçanit.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Lëndimet e tyre janë të lehta”, ka deklaruar Gashi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti. /Lajmi.net/