Aksident në rrugën Dragash-Prizren, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Dragash-Prizren. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë…

Lajme
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Dragash-Prizren.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Bytyqi.