Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një çiklist

Një çiklist ka marrë lëndime të rënda, pasi është goditur nga një veturë në fshatin Lubizhdë e Hasit në Prizren. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, aksidenti ka ndodhur mesditën e së hënës dhe për shkak të lëndimeve të marra, çiklisti është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkaq me vendim të prokurorit, është arrestuar drejtuesi i…

Lajme

01/04/2025 09:54

Një çiklist ka marrë lëndime të rënda, pasi është goditur nga një veturë në fshatin Lubizhdë e Hasit në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, aksidenti ka ndodhur mesditën e së hënës dhe për shkak të lëndimeve të marra, çiklisti është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, është arrestuar drejtuesi i veturës dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë: 

Fsh. Lubizhdë  e Hasit, Prizren / 31.03.2025 – 14:05.  Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe biçiklete me drejtues  meshkuj kosovarë.  Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit është arrestuar drejtuesi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/