Aksident në Prishtinë: Shoferi godet dy makina të parkuara dhe këmbësorin, viktima dërgohet në QKUK – policia e arreston
Të shtunën në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku një shofer dyshohet se për shkak të pakujdesisë ka goditur dy makina të parkuara dhe më pas një këmbësor mashkull kosovar. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të…

Lajme
Të shtunën në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku një shofer dyshohet se për shkak të pakujdesisë ka goditur dy makina të parkuara dhe më pas një këmbësor mashkull kosovar.
Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), transmeton lajmi.net.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin vazhdojnë./lajmi.net/