Aksident në Pejë, e përfshirë një veturë e policisë-katër të lënduar
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se lidhur me rastin të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e këtij qyteti. Derisa nga kjo përplasje e përfshirë ishte…

Lajme
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se lidhur me rastin të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e këtij qyteti.
Derisa nga kjo përplasje e përfshirë ishte edhe një veturë e policisë, ku u lënduan katër persona.
“Po ka ndodh aksidenti, si pasojë katër persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/