Aksident në Makovc të Prishtinës, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makovc të Prishtinës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka treguar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.…

Lajme

16/09/2025 14:35

Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makovc të Prishtinës.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /Lajmi.net/