Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohet një këmbësor – Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. “Si pasojë e…

Lajme

24/08/2026 22:07

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. /Lajmi.net/