Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, këmbësori 19 vjeç bëhet për spital

Sonte rreth orës 19:20 një veturë ka goditur një këmbësor të moshës 19 vjeçare në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, raporton Veriu.info.

Lajme

10/08/2015 21:25

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndoadhur në segmentin e magjistrales në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistrale në fshatin Pestovë, ku të involvuar janë një veturë dhe këmbësori. Vetura në lëvizje ka goditur këmbësorin derisa ai po e kalonte rrugën”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Ai ka bërë të ditur se pas ndihmës së dhënë në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, i lënduari është dërguar në QKUK.

Mësohet se gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë.