Aksident në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. Nga ky aksident, lëndime kanë marrë tre persona, njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Sot rreth orës 11:50, në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pompës së derivateve “Ada Gas”, ka ndodhur…

Lajme

05/05/2025 14:05

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Nga ky aksident, lëndime kanë marrë tre persona, njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 11:50, në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pompës së derivateve “Ada Gas”, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë. Përveç dëmeve materiale, janë raportuar edhe lëndime të lehta trupore te njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në emergjencën e Ferizajt, të lënduarit janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/