Aksident në Llapushnik, vdesin dy të rinj

Në magjistralen Pejë – Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Llapushnik ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku kanë humbur jetën dy të rinj. 

Lajme

09/11/2014 18:19

Policia ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 1:35 minuta në magjistralen Pejë – Prishtinë, tek fshati Llapushnik, si pasojë e shpejtësisë është vet aksidentuar një veture civile e llojit BMË me targa lokale.

“Si pasoje e këtij aksidenti, tre meshkuj kanë pësuar lëndime të renda dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Më vonë nga mjeket është kuptuar se dy nga tre personat e lënduar kanë ndërruar jetë”, ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Mësohet se të dy viktimat janë të moshës së re, 23 dhe 24 vjeçar. 

Policia bënë apel te të gjithë pjesmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve, sidomos në orët e hershme dhe gjatë natës, shkaku i lagështisë në rrugë. (lajmi.net)