Aksident në Koreticë të Drenasit, vetura godet për vdekje këmbësoren

Një këmbësore pasi është goditur nga një veturë me të dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë.

Lajme

28/01/2020 22:29

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Ai ka treguar se rasti ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në fshatin Koreticë të Drenasit.

“Sot më 28.01.2020, në ora 18:10, në fshatin Koreticë Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë ka goditur një këmbësore. E njëjta është sjellë në QKUK, e njëjta rreth orës 20:05, ka ndërruar jetë”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.