Aksident në Korçë, vetura godet për vdekje 74-vjeçarin

Një veturë ka përplasë për vdekje një 74-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Podgorie në Korçë. Sipas burimeve policore, shtetasi R. M., 74 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, është përplasur në rrugë nga një makinë tip “Opel”, me targë AA 254 DL.

Lajme

26/07/2016 10:03

Makina drejtohej nga shtetasi Fatos Kapushi, 40 vjeç. Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesin e makinës, i cili do të përballet me drejtësinë për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.