Aksident në hyrje të Lipjanit, përfshihen tri vetura – tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në hyrje të Lipjanit, afër objektit të QMI-së, në rrugën Prishtinë–Ferizaj. Sipas pamjeve të siguruara nga Lajmi.net, në aksident janë përfshirë tri vetura. Informacionin për rastin e ka konfirmuar për redaksinë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 17:10…

Lajme

04/10/2025 17:46

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në hyrje të Lipjanit, afër objektit të QMI-së, në rrugën Prishtinë–Ferizaj.

Sipas pamjeve të siguruara nga Lajmi.net, në aksident janë përfshirë tri vetura. Informacionin për rastin e ka konfirmuar për redaksinë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:10 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona,” ka bërë të ditur Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal dhe hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim e sipër./lajmi.net/