Aksident në Gllarevë, përplasen dy vetura dhe një kamion – nuk ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:35 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas tij, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:35 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 10:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një kamion, përpos dëmeve materiale fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar”, ka deklaruar Rugova.
Policia po merret me rastin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. /Lajmi.net/