Aksident në Gllamnik të Podujevës, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti ku ishin të përfshira dy vetura, kanë mbetur…

Lajme

28/04/2025 20:29

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevë.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti ku ishin të përfshira dy vetura, kanë mbetur katër persona të lënduar.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/