Aksident në Gjilan, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ndërkaq lëndime kanë marrë drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës. Të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit, shkruan lajmi.net.…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ndërkaq lëndime kanë marrë drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës.
Të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit, shkruan lajmi.net.
“Me datën 10.06.2025 rreth orës 15:20 në rrugën “Idriz Seferi” në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës. Të njëjtit janë duke pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Hetues policor të aksidenteve janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Valon Osmani.