Aksident në Drogolefc, lëndohet një person

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Drogolefc në hyrje të Pejës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Lidhur me rastin, Gashi ka thënë se si pasojë një person ka marrë lëndime trupore ku edhe është dërguar për në emergjencë për…

Lajme

07/05/2025 19:16

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Drogolefc në hyrje të Pejës.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Lidhur me rastin, Gashi ka thënë se si pasojë një person ka marrë lëndime trupore ku edhe është dërguar për në emergjencë për tretman mjekësor.

“Rreth orës 18:06, Policia është njoftuar për një aksident në hyrje të Istogut, mes dy veturave, një person ka pësuar lëndime është dërguar për në emergjencë për tretman mjekësor. Në vend ngjarje janë të gjitha njësitet t kompetente”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/