Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, saktësisht në drejtimin Prishtinë-Ferizaj, km 18. Lajmin e ka konfirmuar Blerina Ejupi-Tahiri nga Policia e Kosovës, e cila ka thënë se janë të përfshira dy automjete, dhe një person ka marrë lëndime të lehta. “Njësitet relevante policore po merren me rastin, ndërsa rruga raportohet të…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, saktësisht në drejtimin Prishtinë-Ferizaj, km 18.
Lajmin e ka konfirmuar Blerina Ejupi-Tahiri nga Policia e Kosovës, e cila ka thënë se janë të përfshira dy automjete, dhe një person ka marrë lëndime të lehta.
“Njësitet relevante policore po merren me rastin, ndërsa rruga raportohet të jetë e kalueshme”, ka thënë Ejupi-Tahiri. /lajmi.net/