Aksident mes tri veturave në Gllarevë, tetë të lënduar

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në Gllarevë, ku tetë persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal. “Në Gllarevë rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident ku janë…

Lajme

30/04/2026 18:25

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në Gllarevë, ku tetë persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal.

“Në Gllarevë rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar tetë persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal. Sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.