Aksident mes tre veturave në magjistralen Deçan–Pejë, një person i lënduar

Një aksident trafiku mes tre veturave ka ndodhur sot në magjistralen Deçan–Pejë, konkretisht në fshatin Raushiq. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Rugova ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, ku të përfshira ishin tre vetura një person ka pësuar lëndime trupore ku…

Lajme

17/04/2025 10:30

Një aksident trafiku mes tre veturave ka ndodhur sot në magjistralen Deçan–Pejë, konkretisht në fshatin Raushiq.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, ku të përfshira ishin tre vetura një person ka pësuar lëndime trupore ku edhe është dërguar për  tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 08:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Raushiq- Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 1 person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar me autoambulancë në emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/