Aksident mes një veture dhe kamionetës së FSK-së në rrugën Klinë-Gjakovë, disa të lënduar

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur sot në rrugën Klinë-Gjakovë, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamionetë e FSK-së. Lajmin e ka konfirmuar Policia, me çrast bëri të ditur se deri tek aksidenti dyshohet që ka ardhur si pasojë e tejkalimit në vijë të plotë të shoferit të Pick Up “Dyshohet se…

Lajme

26/05/2026 15:17

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur sot në rrugën Klinë-Gjakovë, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamionetë e FSK-së.

Lajmin e ka konfirmuar Policia, me çrast bëri të ditur se deri tek aksidenti dyshohet që ka ardhur si pasojë e tejkalimit në vijë të plotë të shoferit të Pick Up

“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit në vijë të plotë të shoferit të Pick Up, i cili ishte duke shkuar në drejtim të Klinës dhe i njëjti është përplasur përballë me kamionetën e FSK-së. Sipas raportit që e kemi shoferi i mjetit Pick Up i ka lëndimet më të rënda ndërsa pasagjerja ka po ashtu lëndime më të lehta. Lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i kamionetës së FSK-së. Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. Hetuesit e aksidenteve e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe po punohet në rast”, shtoi ai.