Aksident mes një motori elektrik dhe një veture në Skenderaj, lëndohen dy vajza
Një aksident trafiku mes një motori elektrik dhe një vetura ka ndodhur në Skenderaj dje gjatë ditës. Si pasojë e aksidentit, kanë pësuar lëndime dy femra kosovare. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mos-mbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit duke e goditur veturën prapa. Të lënduarat kanë marrë trajtim mjekësor dhe më…
Lajme
Një aksident trafiku mes një motori elektrik dhe një vetura ka ndodhur në Skenderaj dje gjatë ditës.
Si pasojë e aksidentit, kanë pësuar lëndime dy femra kosovare.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mos-mbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit duke e goditur veturën prapa.
Të lënduarat kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar.
“Rr. Ali Gashi, Skenderaj / 17.05.2026 – 15:44. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku midis një motori elektrik dhe veture. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat femra kosovare që ishin në motorin elektrik. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e mos-mbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit duke e goditur veturën prapa. Të lënduarat pas trajtimit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/