Aksident mes një motoçiklete dhe veture në Pejë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë, afër terminalit doganor ku ka mbetur i lënduar një person. Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete, shoferi i të cilës ka pësuar lëndime trupore. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova. Rugova ka njoftuar se motoçiklisti i lënduar…

Lajme

17/06/2024 16:54

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë, afër terminalit doganor ku ka mbetur i lënduar një person.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete, shoferi i të cilës ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

Rugova ka njoftuar se motoçiklisti i lënduar po trajtohet në Spitalin Rajonal në Pejë ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne afërsi të terminalit doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoqikletë, si pasojë e aksidentit motoqiklisti ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal për Komunikacionin Rrugor DRP-Pejë”, ka thënë Rugova për lajmi.net.