Aksident mes katër automjeteve në magjistralen Ferizaj-Gjilan
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Ferizaj–Gjilan, saktësisht në fshatin Mirosalë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli tha se në këtë aksident janë përfshirë katër mjete transporti: një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë, ku për pasojë një person ka pësuar…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Ferizaj–Gjilan, saktësisht në fshatin Mirosalë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se në këtë aksident janë përfshirë katër mjete transporti: një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë, ku për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
“Më datë 05.05.2025, rreth orës 17:00, në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ndihma e parë mjekësore i është ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës. Njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i hetuar shkaqet që çuan deri te aksidenti”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/