Aksident mes dy veturave në Kijevë të Malishevës, tre të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Kijevë të Malishevës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj. Elezaj ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar. “Rreth ores 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë…

Lajme

25/02/2025 16:27

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Kijevë të Malishevës.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar.

“Rreth ores 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj. /Lajmi.net/