Aksident mes dy veturave në Jashanicë, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në fshatin Jashanicë në rrugën Klinë-Skenderaj. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Rugova ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar, ku i njëjti është dërguar për trajtim në…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në fshatin Jashanicë në rrugën Klinë-Skenderaj.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar, ku i njëjti është dërguar për trajtim në QKMF.
“Rreth orës 16:00, policia është informuar për një aksident në fshatin Jashanicë, rruga Klinë-Skenderaj. Të involvuara kanë qenë dy vetura, ndërsa një person ka pësuar lëndime trupore. Ai është dërguar për trajtim në QKMF”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/