Aksident mes dy kamionëve në Duhël, njëri nga ta u dogj

 Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Duhël të Suharekës, në drejtim të Carralevës. Në këtë aksident janë përfshirë dy kamionë, e njëri si pasojë e aksidentit është djegur, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi. “Përveç dëmeve materiale, të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar…

Lajme

06/05/2025 18:52

 Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Duhël të Suharekës, në drejtim të Carralevës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy kamionë, e njëri si pasojë e aksidentit është djegur, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Përveç dëmeve materiale, të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre ka marrë lëndime më të rënda. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin. Rastit i është përgjigjur edhe njësiti i zjarrfikësve, që menjëherë ka arritur në vendngjarje për të shuar zjarrin, tha Bytyqi. /Lajmi.net/