Aksident mes dy kamionetave në autostradën “Ibrahim Rugova”, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Mazgitit. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy kamioneta. Hoxha ka njoftuar se nuk raportohet për persona të lënduar, dhe Policia po…

Lajme

19/05/2025 16:02

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Mazgitit.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy kamioneta.

Hoxha ka njoftuar se nuk raportohet për persona të lënduar, dhe Policia po i kryen hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.

“Sot rreth orës 15:00, ne autostradën “ Ibrahim Rugova” afër Mazgitit është raportuar një aksident trafiku. Njësitet policore kane dal ne vendin e aksidentit dhe është konstatuar se dy kamioneta janë te përfshira ne rast. Nuk raportohet per lëndime trupore deri ne ketë fazë dhe ekipet policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaktaret dhe rrethanat tjera te këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/