Aksident mes automjetit e motoçikletës në fshatin Janjevë, një person i lënduar

Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha se aksidenti mes automjetit dhe motoçikletës ka ndodhur rreth orës 17:00. Si pasojë e aksidentit, Ahmeti ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të motoçikletës. “Si pasojë e aksidentit është lënduar…

Lajme

14/09/2024 23:47

Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha se aksidenti mes automjetit dhe motoçikletës ka ndodhur rreth orës 17:00.

Si pasojë e aksidentit, Ahmeti ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të motoçikletës.

“Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.