Aksident me vdekje rrugës së Rinasit (Foto)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Lajme

28/03/2017 09:31

Ne rrugën drejt  Rinasit makina tip Opel me targe AA 825 PY ka aksidentuar një person që lëvizte me biçiklete.

Sipas informacioneve nga vendngjarja mësohet se si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi qe drejtonte biçikleten. Viktima është rreth 60-vjeç dhe policia po punon për identifikimin e tij.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit ndërkohë në vendngjarje është ngitur grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1